Është duke u tërhequr shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Bazuar në tërheqjen, PDK do të ketë numrin 134 me të cilin do të garojë në zgjedhje.
Kandidati i PDK-së, për kryeministër është Enver Hoxhaj.
Kujtojmë se dje ka përfunduar verifikimi i aplikimeve nga diaspora.
Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më datën 2 shkurt (nesër) pritet zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.