Nismës Socialdemokrate ka rastisur ti bie numri në fletvotime, i njëjtë me atë të Brigadës 121 “Ismet Jashari- Kumanova”, që është komanduar nga Fatmir Limaj.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, elektorati i Nismës e ka më të lehtë për ta mbajtur mend numrin e tyre.
Slogani i Nismës Socialdemokrate në këto zgjedhje të jashtëzakonshme është “Me çlirimtaret”.
Tërheqja e shortit për numrat e partive në fletvotime është bërë sot në një ceremoni të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.