Sulmi ndaj Osmanit dhe Kurtit në Mitrovicë, Spahiu: E orkestruan këto dy parti politike të Kosovës

Aktuale

Sulmi ndaj Osmanit dhe Kurtit në Mitrovicë, Spahiu: E orkestruan këto dy parti politike të Kosovës

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 11:16
Nexhmendin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu tregoi sulmi që u bë kundrejt Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit nga pushteti i Vuçiç ishte i organizuar.

“Nuk ishin ata qytetarët të cilët protestuan, përkundrazi janë struktura të komanduara, të paguara nga shteti serb të cilat aktivizohen, për të bërë situata të tilla si ajo që ndodhi në Mitrovicë”, – tha Nexhmendin Spahiu.

Sipas tij gjithçka ishte e orkestruar nga ana e PDK-së, LDK-së dhe strukturave serbe sepse informacioni ishte marrë paraprakisht që para nisjes nga Prishtina.

Edhe në tubimin në jug të Mitrovicës pati incidente. Siç tregoi dhe Spahiu, aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës kishin rrethuar zonën madje tentuan dhe të merrnin mikrofonin për të ofenduar Albin Kurtin.

Pyetur nëse e gjithë kjo kishte tendenca elektorale, analisti u shpreh se qëllimi i vetëm i vizitës ka qenë shfaqja e forcës dhe guximit për t’u përballur dhe me çështje delikate si ajo e veriut të Kosovës.

Ndër të tjera Nexhmedin Spahiu pohoi se qytetarët nuk ju besojnë programeve ekonomike që po prezantohen nga partitë në fushatën elektorale të zgjedhjeve në Kosovë.

 Kur bëhet fjalë për miliardat e premtuara, perceptimi te qytetarët është se sa ka ndërmend të vjedhë partia që do të vijë në pushtet prandaj kahja e përgjithshme popullore shkon nga ana e Vetëvendosjes së Albin Kurtit për shkak se ka një besim se do ta luftojë hajninë dhe korrupsionin,” – tha analisti duke mos lënë pa përmendur dhe dyshimet që ekzistojnë nëse kjo parti do të mund ta drejtojë vendin siç duhet në aspekte të tjera.

Për shkak të detyrës si drejtues për 50 ditë që mori Kurti ai tregoi të mos kishte prirje korruptive, dhe kjo sipas Spahiut, ka zgjuar besimin dhe perceptimin e popullit se shteti i Kosovës duhet të drejtohet nga Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat