Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se entuziazmi për planin e Rimëkëmbjes po rritet kudo.
Ai ka postuar në Facebook disa foto nga takimi me përfaqësuesit e nëndegëve të PDK-së në Gllarevë dhe Caravik të Klinës, ku ka thënë se kanë vulosur fitoren e PDK-së më 14 shkurt.
“Edhe në Istog, frymë e fitores në takimin me nëndegët në Butrint dhe Banjë. Vetëm ne mund ta rimëkëmbim shtetin“, ka përfunduar Hoxhaj.
Postimi i plotë:
Entuziazmi për planin e Rimëkëmbjes po rritet kudo. Mbrëmë, me përfaqësuesit e nëndegëve të PDK-së në Gllarevë dhe Caravik të Klinës, e vulosëm fitoren e PDK-së më 14 shkurt. Edhe në Istog, frymë e fitores në takimin me nëndegët në Butrint dhe Banjë. Vetëm ne mund ta rimëkëmbim shtetin.