Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka njoftuar se sot gjatë ditës kanë qenë në Podujevë së bashku me ish ministrin e jashtëm, Glauk Konjufcën, për t’i vizituar qytetarët llapjanë.
Bashkë me Bajqinovcin dhe Konjufcën, ka qenë edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Ata atje kanë marrë mbështetje të madhe, që e përçon frymën fituese të VV-së si në zgjedhjet lokale të 29 nëntorit.
Bajqinovci ka shkruar se atje ka një mobilizim të jashtëzakonshëm për fitoren e Vetëvendosjes.