Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se i janë bllokuar Xhirollogaritë Bankare ne Bankën për Biznes dhe Bankën Ekonomike me të cilat kryen shërbime bankare.
Kjo vjen si rezultat i mospërditësimit te të dhënave nga Banka Ekonomike dhe Banka Private për Biznes.
Kompania “Pastrimi”, ka dorëzuar me kohe dokumentacionin/kërkesën ne Ministrinë e Tregtisë konkretisht ne ARBK për përditësim.
Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se nëse nuk zhbllokohen xhirollogatitë bankare ne këto banka dhe të bëhet ekzekutimi i pagave për punëtoret e Kompanisë “Pastrimi”, sot deri në ora 15:00 nga dita e nesërme me dt. 02.02.2021 nuk do të kryhet shërbimi i grumbullimit dhe largimit të mbeturinave po ashtu punëtorët e kësaj kompanie do të hyjnë në grevë.