Votuesit jashtë Kosovës kanë reaguar sot përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ende nuk janë telefonuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas njoftimit, pritet që deri nesër KQZ-ja të përfundojë konfirmimin e aplikimeve të votuesve që jetojnë jashtë Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për media se procedura e konfirmimit të votuesve që kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit është duke vazhduar.
“Shërbimi votues i KQZ-së, respektivisht zyrtarët nga qendra e thirrjeve, janë duke vazhduar të verifikojnë përmes telefonimit aplikuesit të cilët janë të aprovuar pasi kanë kaluar kriteret e zotësisë juridike”, ka thënë Elezi.
Ai ka thënë se në qendrën e thirrjeve janë shtuar linjat telefonike.