Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj finalizimin e njohjes së Kosovës nga Izraeli e ka quajtur akt historik.
Sipas tij, kjo e forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare.
Postimi në Facebook:
Akti historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare.
Subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet.
Ky akt, shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e lidhjes mes dy popujve.
Jam shumë i lumtur me këtë ngjarje, e cila ndodh në kohën kur vendi ynë ndodhet në udhëkryq. Falenderues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësimin e tyre për këtë njohje kaq të rëndësishme. Kjo është edhe një dëshmi e fortë se marrëdhëniet me aleatin tonë, SHBA-të, janë të një rëndësie të veçantë e strategjike dhe si Kosovë vazhdimisht do t’i forcojmë ato. Kjo do të jetë edhe një prej detyrave të mia parësore si President i ardhshëm i vendit.
Falënderim i veçantë për popullin dhe shtetin e Izraelit!
RH