Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka publikuar një video të Hashim Thaçit, derisa mbante një konferencë për media.
Aty Thaçi flet për ndarjen e Mitrovicës, ku thotë se, tashmë ndarja është një realitet i hidhur.
“...Por me gjithat ndarja e qytetit të Mitrovicës sot është një realitet i hidhur. Me një realitet nuk janë duke u pajtuar shqiptarët, të cilët janë duke tentuar që të kalojën urën e Ibrit për të shkuar në shtëpitë dhe banesat e tyre për t’u bashkuar me familjet e tyre. Ata kanë të drejt sepse në Mitrovicë edhe gjendet trupat paramilitare serbe”, shprehet Thaçi ndër tjera në këtë video.
Megjithatë Miftari në Facebook, shkruan se, Thaçi e ka mbajtur të fshehtë marrëveshjen me shërbimin sekret francez.
Ai shkruan se, këto shërbime franceze e serbe e sollën në krye të UÇK-së dhe LPK-së.
“Kur Hashimi e fshehte lidhjen dhe marrëveshjen e tij me shërbimin sekret DGSE francez 100% shërbim pro-Serb, ndarja e Kosovës ishte edhe arsyeja kryesor që ky shërbim 100% pro-Serb së bashku me shërbimin sekret Serb UDB e sollën në krye të UÇK - LPK sidomos përvetësimin, vjedhjen e fondit ‘Vendlindja Thërret’!”, shkruan Miftari.