Pavarësia e Kosovës si shtet është njohur sot zyrtarisht nga një shtet shumë i rëndësishëm si izraeli. Këtë akt e ka quajtur historik ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi, i cili me këtë rast ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot po e bëjmë historinë dhe për këtë dua të falënderoj Shtetet e Bashkuara. Izraeli dëshiron një Ballkan stabil. Marrëveshja e nënshkruar në Uashington i kontribuon kësaj.
Shpresojmë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë”, u shpreh ai ndër tjerash.
Njohja u nënshkrua nga minisrat e Jashtëm të të dy shteteve në një ceremoni virtuale, ndërsa pas saj, pati festë në Kosovë. Në një ambient me flamuj të Kosovës dhe Izraelit, por edhe flamurin e SHBA-së, janë parë duke festuar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi, Skender Hyseni e Faton Peci, këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.
Ndonëse me një sërë mosmarrëveshjes dhe me shumë kundërshti mes tyre, Hoti dhe Peci që jo shumë kohë më parë ishin bashkëpartiakë, i kanë cakrruar gotat dhe e kanë uruar njëri-tjetrin për këtë sukses.
Ndërkaq ministri Ashkenazi ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter, pamje nga momenti i nënshkrimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
1/3
— גבי אשכנזי - Gabi Ashkenazi (@Gabi_Ashkenazi) February 1, 2021
Minister @MelizaHaradinaj and I just signed an agreement establishing diplomatic relations between Kosovo and Israel and we unveiled the sign that will hang at the entrance to the Kosovo embassy in Jerusalem, the capital of Israel. pic.twitter.com/cj2F4TAb2r