Kosova dhe Izraeli i kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike mes tyre, duke e zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë përmes një ceremonie virtuale ku morën pjesë dy ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.
Të dy vendet kanë falënderuar Shtetet e Bashkuara për ndërmjetësimin në arritjen e marrëveshjes në Uashington.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Bleron Baraliu, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se meritat kyce për këtë njohje i ka lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/01/auto_maxresdefault1612194121.jpg)
... meritat kyçe për njohjen nga Izraeli i ka Albin Kurti. Për këtë mund te vlerësojmë logjikisht, por unë ka ndodhur edhe të jem në dijeni shtesë. Megjithatë, në vend se t'ua sqaroj, po ua lë ta zgjidhni mbi principin e logjikës.
P.s. nuk po aludoj se kontributi i tij ishte i kalkuluar, aq më pak.