Ish-kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani ka uruar për ditën e sotme, ku Kosova dhe Izraeli vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.
Hasani, përmes një postimi në Facebook, thotë se Kosova me këtë gjest përfundimisht futet në orbitën gjeopolitike të vendeve që kanë detyruar Serbinë të kapitullojë ushtarakisht në qershor të vitit 1999.
Për më tepër lexoni të plotë postimin e Hasanit:
“Kosovë, urime themelimi i marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit. Më këtë gjest Kosova përfundimisht futet në orbitën gjeopolitike të vendeve që kanë detyruar Serbinë të kapitulloj ushtarakisht në qershor të vitit 1999.. Me ju po ndaj disa foto nga vizita ime në Izrael, si vizitë e parë zyrtare e një funksionari të lartë të Kosovës”.