Historiani Malaj: Vendosja e marrëdhënieve Kosovë-Izrael u arrit nën mentorimin Amerikan

Aktuale

Historiani Malaj: Vendosja e marrëdhënieve Kosovë-Izrael u arrit nën mentorimin Amerikan

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 19:01
Historiani Muhamet Malaj

"Ne po e shohim se pas ndërrimit të Administratës Trump, edhe Biden e përshëndeti një marrëveshje të tillë".

Historiani Muhamet Malaj ka thënë se zyrtarizimi i marrëdhënieve diplomatike me Izraelin është një hap shumë i rëndësishëm për diplomacinë dhe shtetin e Kosovës.

Ai ka shtuar se kjo marrëveshje është produkt i një mentorimi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Zyrtarizimi i njohjes është një hap i mëtutjeshëm në forcimin e shtetësisë së Kosovës. Ky moment i sotshëm përbën një rast historik, aq më tepër duke marrë parasysh se shteti i Izraelit është një shtet me ndikim të madh në botën e diplomacisë”.

“Ata që mendojnë se lindin probleme për shkak të vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, mendoj se ky veprim nuk është bërë krye në vete në Kosovë”.

“Ne po e shohim se pas ndërrimit të Administratës Trump, edhe Biden e përshëndeti një marrëveshje të tillë”.

“Nuk është vetëm një marrëveshje e thjeshtë mes dy shteteve, por është një marrëveshje nën mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Çështja e raporteve mes Izraelit dhe Kosovës është një çështje që i kalon kufijtë mes këtyre dy shteteve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat