Është firmosur formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.
Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike është bërë nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.
Lidhur me këtë, një koment e ka bërë edhe analisti politik, Krenar Shala.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se kjo njohje e ka dridhur Serbinë.
Sipas tij, ky lajm ka bërë bujë shumë të madhe në mediet globale sot. Mirëpo ai ka bërë me dije se ambasada nuk duhet të vendoset në Jerusalem.
Ja shkrimi i tij:
S'di valla, veq njohja e Izraelit e ka dridhë Serbinë! Ky lajm ka bo bujë shumë të madhe në mediat globale sot.
Nuk osht e punë e vogël me t'njoftë Izraeli, shoqëria e së cilës ka lidhje shumë t'forta me elitat ma t'fuqishme financiare, politike dhe mediate të shteteve ma të forta në botë.
Megjithatë, nuk osht mirë që ambasadën me e vendosë në Jerusalem. Nuk përkon me politikën e jashtme të BE-së, pjesë e së cilës na pretendojmë ni ditë me qenë.
Por, ne nuk jemi në asi pozite kur edhe kërkojmë edhe zgjedhim, fatkeqsisht. Shpresoj që na mirëkupton Evropa.