Kosova dhe Izraeli përmes një ceremonie virtuale, sot kanë nënshkruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot u ridëshmua se marrëveshja e Uashingtonit ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës.
Hoti thekson se me SHBA e solli njohjen nga Izraeli, dhe se do ta sjell hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane.
Ja shkrimi i tij:
Sot u ridëshmua se Marrëveshja e Uashingtonit ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës, që e kthen Kosovën në nyje gjeo-strategjike në Ballkan.
Partneriteti me SHBA e solli njohjen nga Izraeli , do ta sjell hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane.
Kundërshtarët pres që së paku të falënderojnë popullin izraelit.