Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mbajtur tubim elektoral në Skenderaj. Por atje, kandidatit Kurti i është dashur mbrojtja nga Njësia Speciale e Kosovës.
Qytetarë të shumtë kanë brohoritur Thaçi, Thaçi dhe UÇK, madje Kurti është sulmuar edhe me vezë.
E kjo sjellje ndaj Kurtit në Drenicë, ka nxitur reagimin e familjes së Haki Imerit, veprimtarit të vrarë të LDK-së.
“Presidentit Ibrahim Rugova ia patën ndaluar ta vizitoj Drenicën një skenar i ngjashëm i urrejtjes , shpifjes është orkestruar edhe ndaj Albin Kurtit, kjo u vërtetua sot gjatë kohës sa ai ishte në Skenderaj.. Ky veprim i sotit më së shumti e dëmton Drenicën”, shkruan familja Imeri.
“Kjo logjikë e linqimit nuk i bën mirë Skenderajt, do ta dëmtojë më së shumti Hashim Thaçin në Hagë. Sjellja e sotshme e organizuar nga X Y është një argument shtesë i rëndësishëm për Prokurorin Special, pse Hashim Thaçi nuk do të lirohet të mbrohet në liri”, përfundojnë reagimin e tyre, familja e Haki Imerit.