Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka qëndruar sot në Skenderaj ku ka zhvilluar fushatën parazgjedhore.
Kurti është vërshëllyer nga disa të rinj të cilët kanë brohoritur “Thaçi-Thaçi”.
Lidhur me incidentin për Edicionin e Analizës ka folur Besart Hasani, i cili ka qenë i pranishëm.
“Afër orës shtatë ka ndodhur. Albin Kurti ka ardhur këtu. Ashtu si i pashë disa të rinj të shkollave filluan të brohorasin “Thaçi-UÇK”.Policia ka intervenuar menjëherë dhe kaq”.
“Policia janë sjell shumë mirë. Menjëherë e kanë marrë situatën nën kontroll dhe e çuan Albinin në pjesën para”.
“Unë rastësisht isha aty dhe e pashë ngjarjen.