Profesori Blerim Latifi ka folur për LDK’në dhe raportin me Drenicën. Shpjegon se si ndodhi siç thotë, thyerja e autoritetit të LDK’së në këtë vend.
“Thyrja e LDK’së në Drenicë lidhet me një ngjarje konkrete”, tha Latifi në Pressing.
“Më 5 mars 1998 ka ndodhur Prekazi. Rënia e Adem Jasharit. 58 viktima, plus 28 në Likoshan. Brenda një jave janë vrarë rreth 100 njerëz”, shpjegoi Latifi.
‘Tri javë më vonë LDK’ja ka mbajt zgjedhje në nivel nacional. LDK’ja e ka shpallur atë si diçka e kryer, e tejkaluar sikur u normalizua situata dhe po majmë zgjedhje”, tha Latifi.
“Autoriteti i LDK’së në Drenicë aty ka marrë fund”, theksoi Latifi.