"Vizita e Vjosa Osmanit në veri ka mundur të ketë pasojë në kuptim të asaj që kanë mundur të ndodhin situata prej më të ndryshmeve - ajo duhet të jetë e kujdesshme në një vizitë të tillë".
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi, ka thënë se vizita e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në veri të Mitrovicës ka mundur të përfundojë me pasoja.
Ai ka shtuar se Osmani duhet të jetë e kujdesshme në vizita të tilla.
“Nuk e di se a e ka provokuar Albin Kurti masën apo jo, por mënyra e sjelljes së qytetarëve është e papranueshme”.
“Sa i përket aspektit të sigurisë, çdoherë kur bëhet një tubim publik me personalitete të caktuara, nga ana e Policisë vlerësohet rreziku dhe konform asaj ndërmerren masa paraprake”.
“Kur bëhet paraqitja e një tubimi publik, është çështje e Policisë që ta vlerësojë rrezikshmërinë”.
“Vizita e Vjosa Osmanit në veri ka mundur të ketë pasojë në kuptim të asaj që kanë mundur të ndodhin situata prej më të ndryshmeve – ajo duhet të jetë e kujdesshme në një vizitë të tillë”.