Berisha akuzon VV-në për prishje protestash

Aktuale

Berisha akuzon VV-në për prishje protestash

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 08:28
Zafir Berisha

Zafir Berisha nga Nisma ka lënë të kuptohet që Albin Kurti e ka merituar një pritje të keqe që i është bërë nga një grup qytetarësh në Skënderaj, pasi ai vetë i ka mësuar të rinjtë që duhet ta djegin shtetin.

“Unë nuk i kom arsyetu as edhe hedhjet e molotovit në qeveri, nuk po i arsyetoj edhe këta që kanë bërtitë, s’pe di a kanë gjujtë”, ka thënë Berisha.

“Po edhe nëse kanë gjuajt s’e kanë ba namin se prej Albinit janë msu me gjujtë, edhe nëse kanë gjujtë me gurë, prej Albinit janë mësu. Është qeky Albini që e ka mësu rininë që duhet me e kallë shtetin”.

“Nuk duhet me e marrë shumë tragjike, por duhet me e kuptu si një përgjigje të një politike të poshtër që ai e ka bo viteve të fundit për me e pru shtetin në këtë situatë që thjesht me dalë të ritë nashta jo shumë të përgatitur për politikë për situatën në të cilën jemi”.

Berisha e ka quajtur Kurtin skenarist të situatave të këtilla, duke shprehur dyshimet se ai vetë mund ta ketë inskenuar një situatë të tillë.

“Megjithatë, unë menoj që Albini nuk ka shku rastësisht pikërisht në Skënderaj, edhe osht duke e lujt një stil të viktimizimit me idenë për me përfitu vota”.

“Ka shku për me e tërhjekë vëmendjen nga vizita e dështume e tij dhe me na me u koncentru edhe tash na me hupë kohë. Përpos me thanë dyshoj që vetë e ka inskenu atë sepse e njoh mirë atë sekt politik nga afër dhe e di se çka është në gjendje me ba”.

Më vonë, Berisha ka hedhur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë që në protestat që i bënin kundër demarkacionit sa ishin bashkë në opozitë, njerëz të dirigjuar nga Vetëvendosje vinin dhe e prishnin protestën duke hedhur molotov.

“Ne kemi ba protesta të përbashkëta si opozitë, dhe ne vazhdimisht jemi marrë vesh, tri partitë politike, protesta të qeta para qeveirsë për kërkesat që tashmë dihen atëherë”.

“Dikur ka fundi vishin do me maska, do me çanta, edhe gjujshin molotov na qitshin në pozitë të keqe. Edhe ne që ishim Nismë, edhe Ramushi në Aleancë me shokë, ne ishim njerëz që ishim në gjendje me e dhanë jetën për me e ba shtetin e Kosovës edhe me ardhë tulifar pishpiriki me gjujtë me molotov më institucionet e shtetit”.

“E knena gjithmonë kur i pytsha pse pe boni: jo s’e dimë kush janë. Ose paraprakisht u mirshna vesh nëse e keni ndërmend me bo dishka: Tregoni burrë ne mos të identifikohemi me ju”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat