Isa Mustafa me kritika të forta për Albin Kurtin

Aktuale

Isa Mustafa me kritika të forta për Albin Kurtin

Nga: D.RR Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 10:25
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar për ngjarjen që ndodhi dje, kur Albin Kurti në Skenderaj u prit me thirrje kundër tij.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale, zgjedhje nën tytat e armëve, njëzetenjëvjet pas çlirimit.

“Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre”, shkruan Mustafa.

Postimi në Facebook:

Zgjedhet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale... zgjedhe nën tytat e armëve, njëzatenjëvjet pas çlirimit!?

Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre.

Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës. Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje.

Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar! IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat