Zëdhënësi i Vetëvendosjes Përparim Kryeziu ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për siç ka thënë ai për ndikim direkt në rezultatin e zgjedhjeve për votat e diasporës. Ai ka kërkuar nga ky institucion të japë llogari lidhur me parregullësit që kanë ndodhur gjatë procesit të aplikimit të diasporës për të votuar.
Kryeziu ka thënë se sipas numrit të aplikimeve për regjistrim për zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë aplikuar afër 15% mërgimtarë.
Ai këtë për qindje e ka krahasurar me numrin e votave që kanë marrë komuna e Pejës, Ferizajt dhe Gjakovës në zgjedhjet e vitit 2019.
“Sipas numrit të aplikimeve për regjistrim përbën gati 15% të votës së përgjithshme – po aq sa votat e komunës së Pejës, Ferizajit dhe Gjakovës bashkë në zgjedhjet e vitit 2019”, ka shkruar Kryeziu nw Facebook.
Postimi i plotë i Kryeziut:
Kjo çka po ndodhë me votën e mërgatës është saktësisht përkufizimi i nocionit të shtypjes së votës. Pra, përpjekje dhe strategji e organizuar për ndikim të drejtpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve përmes dekurajimit ose parandalimit të ushtrimit të së drejtës së votës për një grup, në këtë rast mërgatës, i cili sipas numrit të aplikimeve për regjistrim përbën gati 15% të votës së përgjithshme – po aq sa votat e komunës së Pejës, Ferizajit dhe Gjakovës bashkë në zgjedhjet e vitit 2019.
KQZ duhet të mbajë përgjegjësi dhe të japë llogari.