Albin Kurti ka prezentuar sot si anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Vishin, asambleist i PDK-së në Kaçanik.
Kurti e priti Vishin në zyre bashkë me anëtarin e kryesisë, Liburn Aliu.
I pari i VV-së gjithashtu ka treguar profilin e Besim Vishit.
Kujtojmë se dje në Skenderaj, Kurti u sulmua nga militantë të PDK-së.
Postimi i plotë:
Besim Vishi, asambleisti i PDK-së në Kaccanik, nga sot është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Besimi është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Teknik, në drejtimin e sistemeve elektroenergjetike. Në të kaluarën ka punuar në KEK/KEDS si koordinator i nëndistriktit për rrjeta elektrike për Kaccanik e Han të Elezit, pastaj shef i njësisë për këto zona në Doganë, si oficer i lartë i ekzaminimit, si dhe në shkollën e mesme “Dardania” në Han të Elezit si profesor i lëndëve të elektroteknikës. Atë e mirëprita në zyren time bashkë me anëtarin e kryesisë dhe kandidatin tonë për deputet, Liburn Aliu. Besimi do të punojë me ne dhe krejt bashkë ecim drejt të ardhmes së ndritur.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/02/auto_145032277_1064221244077759_6991358056022309362_o1612266429.jpg)