Insiston Vetëvendosje, nuk do t’i heq nga lista e kandidatëve Albin Kurtin dhe të tjerët

Aktuale

Insiston Vetëvendosje, nuk do t’i heq nga lista e kandidatëve Albin Kurtin dhe të tjerët

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka thënë që lista e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë e plotë dhe 110 kandidatë.

Ai në një konferencë për media tha se edhe pas vendimit të PZAP’së dhe Supremes për moscertifikimin e kandidatëve të kësaj partie, ata do të mbesin në listë për shkak që sipas Kurteshit, KQZ’ja nuk ua ka dhënë mundësinë  e zëvendësimit të tyre.

“Lista e LVV’së në votime është e plotë me 110 kandidatë. Pas vendimit jo të drejtë të PZAP’së dhe Gjykatës Supreme që kanë refuzuar mundësinë e zëvendësimit të kandidatëve është me 110 kandidatë ashtu siç është dorëzuar në fillim në KQZ. LVV’ja është ankuar dhe dy kandidatë nuk janë certifikuar por edhe nuk është dhënë e drejta për zëvendësimin e tyre. Lista është me 110 kandidatë ashtu siç e ka dorëzuar LVV’ja dhe ashtu duhet ta votojnë edhe qytetarët”, ka thënë Kurteshi.

Kujtojmë që PZAP’ja dhe Gjykata Supreme nuk kanë certifikuar tre kandidatë të LVV’së. Bëhet fjalë për liderin Albin Kurti, Albulena Haxhiun dhe Bajram Mavriqin.

Të tre janë të dënuar me vendim të formës së prerë, për vepra penale në tri vitet e fundit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat