Aktivisti i LV-së, Getoar Mjeku, tha kandidati i tyre Edmond Sh Pruthi, i cili përfaqëson qendrën e Lëvizjes në ShBA, po porosit mërgimtarët të votojnë sa ma shpejt.
Sipas tij fletëvotimi me zarf nga Evropa duhet të niset deri pasnesër, më 4 shkurt, kurse nga Amerika deri nesër, më 3 shkurt. Zarfi që niset ma vonë ka gjasa mos me mbërri me kohë për me u njehë vota.
Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë testu postën nga vende të ndryshme pikërisht për me lehtësu votimin e mërgimtarëve.
Edmondi, i lindur në Mitrovicë, i rritur në Prishtinë dhe i mërguar prej dy dekadash në Amerikë, është kandidati me numrin 87 në listën tonë.