Dy zyrtarë policor janë lënduar gjatë përleshjes me aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD), afër objektit të Qeverisë.
PSD sot ka pasur një aktivitet para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku edhe kanë vendosur mbishkrimin “Krejt dhe Drejt= i gjithë pushtetit sovjetëve” në këtë objekt.
Pas vendosjes së parullës në objektin e Kuvendit të Kosovës ka ndërhy edhe Policia e Kosovës, ku më pas pati përleshje mes pjesëmarrësve aty dhe policisë.
Nga kjo përleshje kanë mbetur të lënduar dy persona, lajmi është konfirmuar nga zëdhënsja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se edhe pse Policia u ka bërë me dije se veprime të tilla janë të palejuara, ata nuk kanë shpërfillur urdhërat e zyrtarëve policor.
“Sot rreth orës 12:15 në shesh në Prishtinë, një grumbull personash kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar. Përkundër faktit që këtyre personave u është bërë e qartë nga policia se veprimet e tilla janë të palejuara, të njëjtit duke shpërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, me veprimet dhe sjelljet e tyre kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare. Si pasoj e veprimeve të lartcekura dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime të lehta përderisa në objektin e Qeverisë janë vendosur grafite”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit.
Më poshtë keni edhe pamje nga përleshja.