Krasniqi me akuza ndaj policëve, thotë se shenjat e para të kapjes shihen pa ardhur në pushtet

Aktuale

Krasniqi me akuza ndaj policëve, thotë se shenjat e para të kapjes shihen pa ardhur në pushtet

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 15:12
Frashër Krasniqi

Partia Socialdemokrate sot ka pasur aksion kundër VV-së, aksion ky në të cilin përfundoi me përplasje të organizatorëve dhe policëve të Kosovës.

Nga ky aksion janë lënduar dy, ndërsa anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi komenton policët e Kosovës.

Ai duke ia bashkangjitur një fotografi gjatë kohës kur pengohet nga policia për një aksion të mëhershëm, jep akuza kundrejt policëve gjersa shton se se shenjat e kapjes së pushtetit shihen ende pa ardhur në pushtet.

Krasniqi thotë se “Polici që i rrahë të rinjtë në stacione. Kurse i mbron me armë të gjata liderët e partive në takime me qytetarë; Polici që i dënon qytetarët për një maskë. Kurse i mbron partitë që bëjnë tubime ilegale; Polici që pengon e dhunon aktivistët politikë paqësorë, sepse lideri suprem në ardhje po u preket. Shenjat e kapjes së presidencës, po pasohen me shenjat e para të kapjes së policisë. Ende pa ardhur në pushtet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat