Edhe avokati Arianit Koci, e ka komentuar vizitën e Albin Kurtit që bëri dje në Skenderaj.
Kurti atje u prit me protesta nga një grup qytetarësh të cilët edhe e gjuajtën me vezë.
Megjithatë aty ishte edhe Njësia Speciale, e cila nuk lejoi të eskalojë situata.
Për këtë vizitë, avokati Arianit Koci, thotë se Kurti edhe në Drenicë është në vendin e vet.
Sipas tij, Njësia Speciale i dinë punët e veta, dhe veprojnë sipas planit operativ të vetin.
Ai shton se, Kurti nuk mundet as t’i thërras e as t’i dëboj ata.
Postimi i plotë:
Jam në teren vazhdimisht. Nuk ka fshat në Kosovë që nuk e kam kaluar - me kerr, biçikletë, apo në këmbë.
Me përgjegjësi të plotë them që Skënderaj, është një prej vendeve më të qeta dhe më të sigurta në Kosovë.
Padyshim!
E dua Drenicën shumë, edhe pse nuk jam drenicak.
Në anën tjetër, disa persona që dje protestonin, nuk e përfaqësojnë Skenderaj apo Drenicën.
E përfaqësojnë vetën.
Mbi të gjitha, Albin Kurti edhe në Drenicë, është në vendin e vet.
E sa i përket njësisë speciale, ata i dinë punët e veta. Veprojnë sipas planit operativ të vet.
Albini as nuk mund t’i thërras, e as t’i dëboj.