Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Gjatë mbledhjes u bë e ditur se në zgjedhjet e 14 shkurtit të drejtë vote kanë 1,794,862 qytetarë.
Në këto zgjedhje janë 143.006 votues më pak sesa në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Kjo ka ndodhur pasi që është bërë pastrimi i listave nga personat e vdekur dhe nga ata me dokumente të UNMIK-ut.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.