Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nesër nisin komunikimin 10 ditor me qytetarë anekënd Kosovës.
Hoti deklaron se ky komunikim do të bëhet për angazhimet shtetërore në 8 muaj të qeverisjes, që trasuan rrugën për në Shtëpinë e Bardhë, për Paris, Berlin, Bruksel, Vjenë, Romë, Vatikan, për veprimet tona që sollën njohjen e parë pas tri vitesh, dhe për disa çështje tjera.
Ja shkrimi i Hotit:
Nga nesër nisim komunikimin 10 ditor me qytetarë anekënd Kosovës, komunikim me të vërteta e fakte për angazhimet shtetërore në 8 muaj të qeverisjes, që trasuan rrugën për në Shtëpinë e Bardhë, për Paris, Berlin, Bruksel, Vjenë, Romë, Vatikan, për veprimet tona që sollën njohjen e parë pas tri vitesh, për nxjerrjen e ekonomisë nga kriza, për qeverisjen e fortë bazuar në ligj me vendime të guximshme dhe shtetërore.
Përtej kësaj, prezantojmë planet tona për shtetin e Kosovë të integruar në strukturat euro-arlantike, për shëndetësinë e arsimin, për digjitalizimin e ekonomisë dhe shërbimeve shtetërore, për forcimin e rendit dhe politikat e mbrojtjes, për mërgatën, për kujdesin, për Luginën e Preshevës e për integrimet mbarëshqiptare.