Edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, po e synon përsëri ta marrë drejtimin e Presidencës së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, i cili ka treguar se i pari i AKR-së do të jetë kandidat për president.
“Kandidati për President të Kosovës nga radhët e AKR-së do të jetë z. Behgjet Pacolli, i cili përsëri do të ofron veten dhe gjithë kapacitetin e tij për Kosovën. Kosovës në këtë kohë do ti duhet një President i fuqishëm, me miq të shumtë dhe me histori të pastër, një i pranuar edhe nga miqtë tanë të ndërkombëtar. AKR si parti e koalicionit me LDK-në do të jetë zgjidhja finale në çështjen e Presidentit” shkruan ai.
Postimi i plotë i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/02/auto_145259496_519467842503822_8333408518312557781_n1612294395.jpg)
Kandidati për President të Kosovës nga radhët e AKR-së do të jetë z. Behgjet Pacolli, i cili përsëri do të ofron veten dhe gjithë kapacitetin e tij për Kosovën.
Kosovës në këtë kohë do ti duhet një President i fuqishëm, me miq të shumtë dhe me histori të pastër, një i pranuar edhe nga miqtë tanë të ndërkombëtar. AKR si parti e koalicionit me LDK-në do të jetë zgjidhja finale në çështjen e Presidentit.