Kandidati për deputet nga AAK-ja, Lahi Brahimaj ka vizituar disa fshatra të Gjakovës.
Brahimaj tha se Palabardhi, Smolica e Neci besojnë në programin e AAK-së.
“Banorët e këtyre fshatrave besojnë që me Ramushin president Kosova është më e sigurt, do të bëhet shtet me dinjitet dhe që premton një të ardhme për të gjithë”, ka thënë tutje numri 22 në listën e AAK-së, Lahi Brahimaj.
"Palabardhi, Smolica dhe Neci besojnë në programin qe po prezanton Aleanca dhe Ramush Haradinaj. Banorët e këtyre fshatrave besojnë që me Ramushin president Kosova është më e sigurt, do të bëhet shtet me dinjitet dhe që premton një të ardhme për të gjithë.
Dalshim faqebardhë!", shkruan ai.