Murtezaj për Shqipërinë e Madhe: Me këtë ide do krijohej Shqipëri e Vogël, kufiri do ishte tek Ura e Ibrit

Aktuale

Murtezaj për Shqipërinë e Madhe: Me këtë ide do krijohej Shqipëri e Vogël, kufiri do ishte tek Ura e Ibrit

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 22:59
Valon Murtezaj

Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se qëndrimi në identitetin e Kosovës së 17 shkurtit si shtet i pavarur, është synim i këtij subjekti.

Sipas tij, nëse dilet nga kjo strukturë, si shtet Kosova mund të përfundojë me hartë të ”cunguar”, ndërsa i referohet deklaratave për krijimin e një Shqipërie të Madhe.

”Nëse ne nuk qëndrojmë në identitetin e shtetit së Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008. Me faktin se sa shumë kohë iu kushtua një debati të tillë nuancave se a jemi ne ata që jemi, atëherë ne në fakt veç e kemi bë një trandje të asaj që e kemi arritur me shpalljen e Pavarësisë”.

”Nuk mund të them që kanë shkuar gjërat deri në atë masë, por duhet të themi që shpesh herë ajo që i atribuohet LDK-së si pikë e dobët, ajo që nuk arrinin t’i përçonin mesazhet mirë,  pikërisht, një subjekt serioz që udhëhiqet nga njerëz serioz, afatgjatë, ne nuk kemi shtet për ta ndërruar çdo 10-20 vjet”.

”Nëse dikush mendon se mund të krijohet një Shqipëri e Madhe, për aq sa mund t’i kuptojë rrethanat gjeopolitike, gjeostrategjike, lëvizjet e teknologjisë, populizmin, ekstremizmin, dilemat dhe përplasjet e Unionit Europian dhe Globale, Kina, Rusia, Turqia e të tjera – Ngrohja Globale”.

Ai shprehet në Rubikon me Adriatik Kelmendi, që me një ide të tillë, do të përfundonin me krijim të një Shqipërie të vogël, ku kufiri do të rezultonte të kishte pikën tek Ura e Ibrit.

”Atëherë unë mund të them që nuk do të jetë ajo Shqipëri e Madhe por do krijohet një Shqipëri e vogël”.

”Dhe kufiri i asaj Shqipërie do të jetë në rrethanat më ideale, tek Ura e Ibrit. Nëse dikush dëshiron atë skenar, ne mund të lëvizim karta të tjera, por ne nuk e kemi atë fuqi dhe nuk ka as interesim as aleatë të tjerë që mund ta ndihmonin”.

”Nuk është çështja që të atribuohet vetëm një subjekt por ka dhe ide të tjera. Nganjëherë njeriu është edhe bashkëpjesëmarrës, por nganjëherë je edhe qëndrestar brenda për brenda situatave”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat