Arben Gecaj: PDK-ja është më e fortë se kurrë

Aktuale

Arben Gecaj: PDK-ja është më e fortë se kurrë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 23:56
Arben Gecaj

Arben Gecaj nga PDK-ja ka thënë se, duke iu referuar incidentit në tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj, kjo parti nuk po e pengon asnjë aktivitet të ndonjë subjekti tjetër politik,

“PDK-ja nuk është duke e penguar asnjë aktivitet të asnjë subjekti, individi, apo grupi shoqëror në Kosovë i cili simpatizon një parti, apo individ. PDK-ja është e koncentruar në programin, anëtarësinë dhe lidershipin e saj”.

“Është java e tretë që jemi në parafushatë. Kemi qenë të entuziazmuar që po fillon fushata, sepse ka ndodhur diçka që nuk e kemi pritur, por është gjithmonë e mirëseardhur. Na është thënë që për tetë vjet nuk do të ketë zgjedhje në Kosovë, por ja që erdhën më shpejt dhe në një moment kur ne nuk i kemi dëshiruar. Kryetari ynë Kadri Veseli më 6 tetor ka dalë dhe ka thënë se shkojmë në opozitë dhe i shikojmë të tjerët se si po qeverisin. Pas 50 ditëve qeverisje plus 100 ditë jemi në fushatë zgjedhore dhe jemi për të treguar se kush jemi”.

Ai ka deklaruar se “PDK-ja është më e fortë se kurrë”.

“Ciklet zgjedhore shkojnë dhe vijnë. Partitë herë janë më të forta dhe herë me të dobëta, por PDK-ja është më e fortë se kurrë”.

Ani se sondazhet e ndryshme po e nxjerrin gjithmonë të dytën ose të tretën, Gecaj ka thënë se PDK-ja është më e fuqishme se asnjëherë më parë.

“Ne tash jemi në një moment ku sondazhe ka nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe me siguri që ka imponime të ndryshme të individëve dhe faktorëve të tjerë. Secili i di hesapet e veta. Është e vërtetë që PDK-ja në këto momente politike nuk i ka dy prijësit e saj – ish-kryetarin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli. Shpirti i PDK-së është shpirti i rezistencës dhe shtetësisë së Kosovës. Mungesa e tyre mund të jetë fizike, por prezenca e tyre shpirtërore është këtu. Anëtarësia dhe simpatizantët e PDK-së nuk kanë qenë asnjëherë më të motivuar për të bërë fushatë për PDK-në”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat