Zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Vushtrri, është plaçkitur mëngjesin e së mërkurës.
Dyshohet se nga zyret e PDK-së në Vushtrri, është vjedhur një televizor.
Se ka ndodhur një vjedhje në zyret e PDK-së e ka konfirmuar edhe Xhevahire Izmaku e cila ka deklaruar për Reporteri.net se është thyer një zyre që është hapur nga rinia për fushatë.
Kemi tentuar të marrin edhe një përgjigje edhe nga Menduh Abazi kandidat i PDK-së për deputet i cili ka hapur këtë zyrë, por i njëjti nuk ka hapur telefonin.
Media ka kontaktuar Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, por zëdhënësi Avni Zahiti ka thënë se nuk kanë informacione për një gjë të tillë.
Kujtojmë se sot është hapur fushata zgjedhor e cila do të zgjasë deri më 12 shkurt.