Nisma hap zyrtarisht fushatën elektorale, Sherifi: Për ne Kosova dhe qytetarët e saj gjithmonë vijnë në rend të parë

Aktuale

Nisma hap zyrtarisht fushatën elektorale, Sherifi: Për ne Kosova dhe qytetarët e saj gjithmonë vijnë në rend të parë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 13:48
Bilall Sherifi

Nisma Socialdemokrate bën zyrtarisht hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Sekretari i kësaj partie Bilall Sherifi tha që në kuadër të partisë së tyre do të ofrojnë qeverisje të mirëfilltë dhe të duhur.

“Për ne Kosova dhe qytetarët e saj gjithmonë vijnë në rend të parë”.

Tutje, Sherifi tha që në plan të parë do jetë rimëkëmbja dhe shumë sektore tjera që janë të përfshira në programin e partisë Nisma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat