Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ashpër ndaj Sami Lushtakut, i cili ka thënë se Albin Kurti financohet nga Serbia e Rusia.
Miftari përmes një postimi në Facebook, Lushtakun e ka quajtur kriminel ordiner.
Miftari thotë se “baronët e krimit të organizuar në Kosovë” i ka kapluar frika.
Postimi i Miftarit:
Të akuzohet Albin Kurti dhe LVV nga një kriminel ordiner si Sami Lushtaku se Albini financohet kinse nga Serbia dhe Rusia, është një kompliment, kjo tregon vetë friken që i ka kapluar Baronët e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë në shtetin tonë do të sundoj ligji vetëm me sundimin e ligjit Kosova do t‘i hap vet dyert e mbyllura në arenën ndërkombëtare!