Analisti politik dhe njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se shërbimi diplomatik i Kosovës, duhet të pastrohet dhe të lirohen nga detyra.
Ai këtë e thotë përmes një postimi në Facebook, ku kërkon që qeveria e re të pastroj diplomacinë.
Sipas tij, aty ka shumë miq partiak që janë vendosur nëpër pozita.
Postimi i plotë:
Kosova ka nevojë ta depolitizoj plotësisht ambasadat e Kosovës, ku njerëz të shumtë edhe në këtë kohë po punësohen, fatkeqësisht duhet të mendohet seriozisht për themelimin e një shërbimi diplomatik ta karrierës.
Kjo çështje është urgjente. Qeveria e re duhet te pastroj shërbimin diplomatik nga miqtë partiak, nga shoqëria. Njerëz pa kredibilitet dhe pa eksperiencë të lirohen nga detyrat e marra në formate të ndryshme.
Ligji për shërbim diplomatik duhet së pari të plotësohet dhe të krijohen kushtet për themelim të një diplomacie të re të përgatitur, të aftë për punë.