Zhvillimi i tubimeve elektorale në kohë pandemie ka bërë që shumë prej partive politike të gjobiten nga institucionet përgjegjëse.
Këtë herë me 2 mijë euro është gjobitur Partia Demokratike e Kosovës, për një tubim të mbajtur ditë më parë në Prishtinë, saktësisht tek “Kodra e Trimave”.
Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka theksuar se askush nuk është mbi ligjin.
“Gjobë për tubim në lagjen Kodra e Trimave”, shtoi tutje ai.
Njoftimin për këtë tubim e kishte bërë nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/03/auto_145691386_10224580613365424_6012734216604809688_o1612367038.jpg)