Kandidatja për deputete, Donika Gërvalla, ka reaguar lidhur me mbledhjen e KQZ-së.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Valdete Daka deklaroi se ankesat që kanë hyrë në PZAP janë jolegjitime, pasi nuk plotësojnë kushtet ligjore, përcjell Bota sot.
Ajo ka shtuar se nëse PZAP i pranon ankesat vetëm me postë dhe jo me email dhe lista është publikuar mbrëmë, pra para më pak se 24 orësh duke të lënë të kuptosh se ankesat me postë në asnjë variant nuk mund të kenë arritur ende në PZAP.
Gërvalla ka pyetur se a po e gënjen PZAP zonjën Daka apo zonja Daka opinionin?
Postimi i saj i plotë:
Duke ndjekur mbledhjen e KQZ-së
Nëse PZAP i paska raportuar Valdete Dakës që ankesat që kanë hyrë në PZAP qenkan jolegjitime, sepse aplikimet nuk plotësokan kushtet ligjore (ashtu siç pretendoi znj. Daka para pak minutash para kamerave në mbledhjen e KQZ-së)
dhe nëse PZAP i pranon ankesat vetëm me postë dhe jo me email dhe lista është publikuar mbrëmë, pra para më pak se 24 orësh duke të lënë të kuptosh se ankesat me postë në asnjë variant nuk mund të kenë arritur ende në PZAP
atëherë shtrohet pyetja se kush po gënjen. PZAP zonjën Daka apo Zonja Daka opinionin?