Sot ka nisur edhe zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit që do të mbahen në Kosovë.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhe pse nuk u certifikua nga KQZ që të jetë në garë për deputet, është i bindur në fitoren e Vetëvendosjes dhe zgjedhjen e tij si kryeministër i vendit.
Por, analisti politik, Faton Mhemeti thotë se lideri i VV-së është në mes tehut të thikës.
“Albini mes rrezikut të dështimit ose lavdisë së suksesit. Albin Kurti e arriti atë që kërkonte… Tanimë pushtetin e ka të sigurt. Mirëpo, çdo arritje ka edhe rreziqet e veta. Albini është mes tehut të thikës: të mbetet në histori si politikani më i pa korruptuar dhe më i miri, ose do të mbetet si mashtruesi më i madh”, ka shkruar Mehmeti, përcjellë “Bota sot”.
“Varësisht si qeveris, do e fitojë njërin ose tjetrin epitet. Koha do e tregojë se ku do ia bëj vendin vetës së tij”, shkruan analisti Faton Mehmeti.