Kandidtaja për deputete nga LVV, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj PZAP-it dhe KQZ-së, duke thënë se ata po tallen me votat e mërgimtarëve.
“Mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit ndërsa PZAP tallet dhe kërkon që ankesat pranohet vetëm me postë dhe jo me email”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Postimi në Facebook:
KQZ dhe PZAP kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e mërgatës. Mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit ndërsa PZAP tallet dhe kërkon që ankesat pranohet vetëm me postë dhe jo me email!
Kjo tallje, kjo padrejtësi e ky absurd duhet të marrë fund. Gjyqtarët e kanë për obligim të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe jo t'i shërbejnë atyre që do të ndëshkohen me votën qytetare me 14 Shkurt!