Reagon ashpër Labinot Tahiri: A ka virus sot apo nuk ka për politikanët, më thoni?

Aktuale

Reagon ashpër Labinot Tahiri: A ka virus sot apo nuk ka për politikanët, më thoni?

Nga: A.SH Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 19:27
Labinot Tahiri

Këngëtari Labiont Tahiri ka reaguar për tubimet të cilat po mbahen nga politikanët të cilët po grumbullojnë qindra qytetarë.

Ai ishte kritiku më i madh sa përket pandemisë dhe mbylljen e bizneseve dhe koncerteve e dasmave.

Ai iu ka bërë thirrje të gjithë kolegëve dhe biznesve të falimentuara të reagojnë në lidhje me këtë.

“A ka virus sot apo nuk ka për politikanët. Më thoni? Mos e shtini bishtin ndër këmbë, po folni”, ka shkruar tahiri në Facebook.

Postimi në Facebook:

A ka apo nuk ka virus?

A qenka karriga më e rëndësishme se jeta e juaj qytetarë të dashur dhe ma nuk po shkruaj?!

Kolegë dhe biznese të falimentuara ma thuani realitetin, pse sot nuk flisni?

Ku janē ata drejtorat që më kritikonin?

Hapeni gojën e folni tash, mos u frigoni prej politikanëve!

Ku janë disa kritikues të mi, ku thoshin se shëndeti i qytetarit është me rëndësi?

Sot çka u ba, a nuk qenka në pyetje shëndeti i qytetarit a?

A i keni marrë vaksinat a çka u ba tash???

Qysh mundeni me i denu qytetarët, dhe me i rraf qytetarët dajak për rregulla ndaj maskave, kurse tani mbani fushata si mos me pas ndodhur asgje?!!

A ka virus sot apo nuk ka për politikanët ???

Ma thoni?

Mos e shtini bishtin ndër këmbë, folnii?!

Po me "dhimbsen"disa artistë dhe do organizatorē që bënin foto me minsitra!!!

Mshoni tash vilonisë në të thatë se këta po i mbushin sallat, e ju po recitoni!!

Kjo quhet "drejtësi"

Labi nga Kosova e Shqipërisë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat