Fotografi alarmante po qarkullojnë në rrjetet sociale në Kosovë.
Disa qytetarë, kanë shpërnda këto fotografi të bukës e cila shitet në furrat e Kosovës, për bukë të zezë, por shihet se është e bërë me miell të bardhë.
Personat që i kanë shpërnda këto fotografi po kërkojnë nga inspektorati që të dalin në furrat dhe të kontrollojnë se çfarë buke po shesin.
“Kjo është buka e zezë që ne e konsumojmë dhe e paguajmë për bukë të miellit të zi. Të korruptuarit e Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës si dhe Inspekcionet relevante nuk janë pa njohuri për këtë dukuri të Furrtarëve të Kosovës”, shkruan një qytetare.
Sipas tyre, kjo është lojë me popullin.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/03/auto_146105736_931115917631848_2997252859833442513_n1612377949.jpg)