Kandidati për deputet nga AAK, Selim Selimi, ka folur për ndryshimet që kjo parti do të sjell në Policinë e Kosovës nëse vie në pushtet.
Ai ka thënë se në Qeverinë Haradinaj, kishin nisur disa procedura për përmirësimin e kushteve të zyrtarëve policor dhe lehtësimin e procedurave, duke respektuar kështu në maksimum edhe liritë e qytetarëve.
“Në kohën e Qeverisë Haradinaj kemi nisur disa procedura për furnizimin e zyrtarëve policor me kamera të trupit ose siç njihen si ‘body-cams’, ndërsa jam pro video-incizimit të deklaratave të qytetarëve në polici ose kur merren në pyetje ose kur denoncojnë diçka, pasi që duke marrë deklarata me shkrim mund të shkelen edhe të Drejtat e Njeriut”, ka thënë Selimi në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se do të lehtësohet edhe procedura e zgjedhjes së hetuesve policor për hetimin e rasteve të ndryshme, në mënyrë që të mos ndikohen nga komandantët apo prokurorët.