Konjufca: Sikur të ishim në KE, kurrë nuk kishin guxu me eliminu Kurtin

Aktuale

Konjufca: Sikur të ishim në KE, kurrë nuk kishin guxu me eliminu Kurtin

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:43
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se po të ishte Kosova pjesë e Këshillit të Evropës, Albin Kurti nuk do të eliminohej nga lista.

‘’T’ish kon Kosova pjesë e Këshillit të Evropës, kurrë nuk kishin guxu me eliminu Kurtin prej listës. Kurrë.

Sepse kishim qenë pjesë e Gjykatës së Strasburgut. Nëse ti ia merr të drejtën e njeriut vetëm pse nëpërmjet vendimit don me i fut kret në një thes, është kundër standardeve Evropiane’’, ka deklaruar Konjufca në një debat.

‘’Atje gjyqtarët nuk punojnë me telefona politikë. Ata janë akademikë. Me telefona punojnë prej Kushtetueses e deri tek Valdete Daka’’, shton Konjufca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat