Media ka raportuar për një plagosje me armë zjarri që ndodhi pak më parë në qendër të kryeqytetit.
Sipas burimeve të portalit mësohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, i plagosur ka mbetur Rinor Grajqevci.
Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se rreth orës 21:00 kanë pranuar informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të mbështetura edhe nga njësiti rajonale për hetimin e krimeve si dhe njësitet e tjera për ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person”.
Tutje zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhje së personave të dyshuar”.