Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka publikuar një foto nga Dukagjini.
Ai shihet në rrezet e diellit, derisa shijon një filxhan kafe, përcjell Bota sot.
E përmes fotos, ai ka paralajmëruar ardhjen e verës.
“Verë në Dukagjin....”, ka shkruar Hoti përbri fotos së publikuar.
Nuk dihet për çfarë e ka pasur fjalën Hoti, për motin e bukur me diell apo verën në politikë.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Kurti dhe Osmani paralajmëruan pranverën politike, derisa ishin në Dukagjin, gjatë fushatës në Pejë./BS/