Zyra e Kryeministrit të Kosovës mbetet pa uebsajt zyrtar

Aktuale

Zyra e Kryeministrit të Kosovës mbetet pa uebsajt zyrtar

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Zyrës së Kryeministrit të Kosovës nuk po i funksionon uebsajti zyrtar.

Po ta klikoni https://kryeministri-ks.net/, uebsajti i Kryeministrisë nuk ju hapet dot.

Fillimisht, regjistrimi i domainit kishte skaduar më 31 janar 2021, duke bërë që domaini të ‘parkohej’. Kështu, ka bërë që sajti të dalë jashtë funksionit.

Më pas, regjistrimi është perterire – deri më 31 janar 2022.

Sipas ICANN, organizatës përgjegjëse për koordinimin teknik të sistemit të emrave të domainit, kryeministri-ks.net është i regjistruar deri më 31 janar të vitit të ardhshëm.

Për të gjitha informacionet nga kryeministria, prezenca online është e domosdoshme.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat