Më 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë.
Blerim Sallahu, përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të ketë vjedhje të votave.
Përmes një postimi në Facebook, Sallahu ka përmendur dy partitë të cilat do ta zhvillojnë dukurin e vjedhjes së votave ndërmjet kandidatëve.
Bile, ai thotë se tashmë kanë filluar negociatat.
“Puna e jashtëligjshme e komisionerëve dhe e vëzhgueseve të këtyre partive politike do të paguhet përafërsisht sa paga e një deputeti”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Për shkak të përqindjes së vogël të votave që do të marrin subjektet politike PDK dhe LDK, në këto zgjedhje, vjedhja e votave ndërmjet kandidatëve do të jetë madhështore.
Puna e jashtëligjshme e komisionerëve dhe e vëzhgueseve të këtyre partive politike do të paguhet përafërsisht sa paga e një deputeti.
Negociatat po flitet që tashmë kanë filluar.